Të fundit

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në një tubim madhështor të organizuar në Prishtinë, kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, prezantoi listën e plotë të 110 kandidatëve për deputetë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“124 është numri jonë, nga Lumiri deri tek Parisi, ne jemi lidhja demokratike e kosovës! Shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës! Bëhu Ndryshimi!” – tha Abdixhiku.

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur para mijëra përkrahësve dhe simpatizantëve të partisë, Abdixhiku theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit, duke u zotuar se LDK-ja do të jetë forca që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Kosovë.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci