Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-së që po mbahen në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, ku ka përmendur edhe Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Hamza ka shtuar se ish-krerët do të dalin fitues dhe do të kthehen në mesin tonë.
“Vizioni ynë i ka rrënjët në punë. Dhe puna është pjesë e ADN-së sonë. Njëjtë siç është rezistenca dhe patriotizmi i pakusht. Nuk ka shembull ma të mirë sesa ai i liderëve tanë, themeluesve të shtetit të Kosovës, që edhe 25 vjet pas çlirimit po e mbrojnë sakrificën e tyre dhe të popullit për lirinë. Dhe jam i bindur, që shumë shpejt, ata do të dalin fitues dhe do të kthehen në mesin tonë! Një duartrokitje të madhe ju lutem, për presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacin Jakup, Rexhën dhe bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në Hagë.” – ka thënë Hamza.