Të fundit

Havolli: Fitorja u vulos sot

Kandidati i LDK-së për deputet, Sokol Havolli ka komentuar hapjen e fushatës së LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se LDK-ja pati mbështetje masovike dhe në sallë ishte atmosferë e zjarrtë.

“Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, me mbështetje masovike dhe një atmosferë të zjarrtë, u bashkuam plot energji dhe vendosmëri për të nisur këtë rrugëtim historik. Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës janë forca dhe shpresa jonë, frymëzimi që na shtyn të punojmë për ta çuar Kosovën përpara, drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të ndritur”, ka thënë Havolli.

“Fitorja u vulos që sot, falë përkushtimit dhe bashkimit të gjithsecilit prej jush”, ka shkruar ai.

“Faleminderit që na mbështesni dhe që ndajmë së bashku vizionin për një Kosovë që përparon, që krijon mundësi dhe që jeton ëndrrën shekullore të secilit prej nesh”.

 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci