Të fundit

Abdixhiku pas tubimit elektrizues: Nga sonte jemi të bashkuar, 9 shkurti është fitorja jonë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka falënderuar për përkrahësit që shkuan në tubimin për hapjen e fushatës në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Ai ka thënë se nga sonte LDK-ja është më e bashkuar dhe dalin me bindje se është ndryshimi për Kosovën.

“Ju faleminderit që i dhatë kaq shumë mbështetje ndryshimit tonë! Tubimi i madh i hapjes ishte madhështor, përplot energji, ishte mrekulli”, ka thënë Abdixhiku.

“Nga sonte jemi të bashkuar! Nga sonte qëndrojmë të fortë! Nga sonte dalim me bindje të plotë se ‘Ne jemi ndryshimi’ për Kosovë”, ka thënë ai.

“9 shkurti është fati ynë. 9 shkurti është thirrja jonë! 9 shkurti është fitorja jonë!”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryeministër.

 

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci