Kandidati i LDK-së për deputet, Florian Dushi ka thënë se madhështia e lirisë dhe demokracisë, vlera bartëse e të cilave ishte dhe do të mbetet LDK-ja.
“Sonte qytetarët e Kosovës në zemër të kryeqytetit, masivisht i dhanë vulën e fitores LDK-së, kryetarit të saj, kandidatëve për deputet dhe programit qeverisës”, ka shkruar Dushi.
Sipas tij, LDK-ja premton punë e përkushtim për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës.
“Ndryshe nga ata që propagandojnë, përçajnë e nuk punojnë, LDK premton punë e përkushtim për ndryshimin e madh që i duhet vendit”, ka shkruar Dushi.