Të fundit

NISMA nis fushatën në Malishevë, Limaj: Vendlindja vendi më i mirë për të filluar faqebardhë

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, ka bërë të ditur se kjo parti ka nisur fushatën elektorale në Banjë të Malishevës, vendlindja kjo e vetë Limajt.

I pari i kësaj partie ka thënë se bashkëvendësit e tij janë shfaqur të bashkuar dhe të njëjtit i kanë dhënë motiv.

‘‘Vendlindja ❤️ është vendi më i mirë për të filluar faqebardhë fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Bashkëvendësit e mi në Banjë, si përherë të bashkuar, edhe sonte përmes prezencës masive, na dhanë motiv e mesazh të qartë se rikthimi i zërit tonë në Parlamenin e Kosovës, do të jetë i pashmangshëm bashkë me fitorën tonë më 9 shkurt’’, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci