Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një takim me qytetarë në fshatin Sferrkë të Klinës.
Limaj ka thënë se qytetarët e këtij fshati dikur u rreshtuan me UÇK-në për lirinë e vendit, kurse sot hapën zemrat për Nismën dhe partnerët e koalicionit,
“Dikur si pjesë e UÇK-së, na hapën dyert dhe u rreshtuan me besim në liri, sonte Sferrka e Klinës, ka hapur zemrën me besim në koalicionin tonë për Kosovën fituese, veçVEPRA!”, ka shkruar Limaj në Facebook.
