Të fundit

Beqa, bashkatdhetarëve: Votoni për PDK-në, për një Kosovë më të fortë, më të sigurtë dhe më të zhvilluar

Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 31, Hajdar Beqa i ka ftuar bashkëatdhetarët që të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Beqa thotë se duhet të votohet PDK-ja dhe kandidati i tyre, Bedri Hamza, pasi sipas tij, Kosova do të bëhet më e fortë dhe më e zhvilluar.

“Vota juaj është jetike për ndryshimin që dëshirojmë. Bashkë ta çojmë Kosovën përpara”, tha Beqa.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Procesi i votimit po vazhdon , prandaj ju ftoj me respekt të votoni në këto zgjedhje, ku vendoset e ardhmja e Kosovës për katër vitet e ardhshme.

Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën, për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të zhvilluar. Me përvojën dhe përkushtimin e tij, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Vota juaj është jetike për ndryshimin që dëshirojmë. Bashkë ta çojmë Kosovën përpara!

#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#HajdarBeqa31

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci