Aleanca Kosovare e Bizneseve ka vizituar korporaten ekonomike Devolli Group të mërkurën.
Në një njoftim për media, AKB ka thënë se ka vizituar korporatën për t’i dhënë përkrahjen e duhur “si fuqi dhe krenari kombëtare ekonomike vendore dhe ndërkombëtare ku janë të punësuar në mënyrë direkte dhe indirekte në këtë industri rreth 5000 punëtorë”.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se jemi të shqetësuar dhe investitorët mund të jenë të frikësuar nga deklarimet politike për biznese të caktuara dhe të pa analizuara mirë për efektet negative qe kjo gjuhe prodhon.
“Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme në gjuhen e përdorur për bizneset dhe prodhuesit siç është Devolli”, tha ai.
“Bizneset dhe prodhuesit vendor nuk janë në fushat zgjedhore një mujore për të marr mandat dhe pushtet katër vjeçar, bizneset dhe prodhuesit vendor janë në fushat përmanent jetësore ekonomike për të zhvilluar shtetin 365 ditë në vit tha në fund Shahini”, thuhet në komunikatën e AKB-së.
Blerim Devolli, bëhet e ditur në komunikatë, tha se korporata e tij është e angazhuar që të ketë prodhime cilsore dhe kualitative për konsumatorë vendorë dhe ndërkombëtar.
“Për neve kjo është rëndësishme dhe nuk do të ndalemi, faliminderit AKB-së që keni mision jo mandat për të mbrojtur bizneset dhe prodhuesit vendorë”, citohet të ketë thënë ai.
