Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka adresuar kritika ndaj administratës në largim të Presidentit Joe Biden dhe ish-Presidentit Barack Obama.
Konjufca tha se këta dy Presidentë e kanë pasë një qasje ndaj Kosovës, e cila sipas Konjufcës e ka vënë Kosovën në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë.
“Për këtë jemi dëshmitarë të gjithë” ka thënë Konjufca.
“Dhe neve gjatë kësaj kohe na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia të cilat shumë e kanë dëmtu reputacionin e Kosovës dhe shtetësinë e Kosovës” është shprehur ai.
“Prej vitit 2011 e kanë pasur një qasje të disfavorshme ndaj Kosovës. Po, po pikërisht Administrata e Presidentit Obama dhe e Presidentit Biden” ka shtuar Konjufca në një intervistë për RTK të dielën.
