Të fundit

Daut Haradinaj: Kur nderon njerëzit që kanë lënë gjurmë në histori, nderon edhe veten

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, në nder të figurës që la gjurmë të thella në historinë e vendit.

Haradinaj theksoi rëndësinë e nderimit të liderëve që kanë kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se “Kur nderon njerëzit që kanë lënë gjurmë në histori, nderon edhe veten”.

“Është nder i madh të kujtojmë dhe të respektojmë Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, një udhëheqës të jashtëzakonshëm që udhëhoqi popullin në momentet më të vështira. I përjetshëm kujtimi për ty, President Dr. Ibrahim Rugova!”, u shpreh Haradinaj.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci