Nënkryetari, Alban Zogaj mori pjesë në një takim të organizuar nga Dega IV në lagjen Arbëria.
Gjatë këtij takimi, qytetarët patën mundësinë të dëgjojnë ide dhe plane konkrete që synojnë përmirësimin e jetës në Prishtinë, duke u fokusuar në zhvillimin urban, infrastrukturën, dhe cilësinë e shërbimeve për të gjithë banorët.
Takimi dëshmoi edhe njëherë se qytetarët e Prishtinës mbështesin qasjen tonë për zhvillim dhe përkushtimin për punë të mirëfilltë. Me vizion të qartë dhe projekte të realizueshme, “Kryeqyteti po ecë djathtë!”.
