Të fundit

Gjeneral Rrahman Rama nga Vushtrria: “Jehona e fitores sonë po forcohet çdo ditë”

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjeneral Rrahman Rama, me numrin 7 në listën zgjedhore, mori pjesë në një tubim madhështor në lagjen Qëndresa të Vushtrrisë.

Atmosfera entuziaste dhe përkrahja masive e qytetarëve ishin dëshmi e qartë e forcimit të fitores së PDK-së në këtë proces zgjedhor.

“Sonte në lagjen Qëndresa në Vushtrri u dëgjua edhe njëherë jehona e fitores tonë! Përkrahja si sonte janë dëshmi se fitorja po forcohet çdo ditë,” deklaroi gjeneral Rrahman Rama, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.

Gjeneral Rama nënvizoi rëndësinë e përkrahjes së qytetarëve për vizionin dhe programin e Partisë Demokratike të Kosovës, që ka për qëllim të sjellë ndryshime reale dhe zhvillim për çdo qytetar të vendit.

Tubimi i Vushtrrisë u shndërrua në një tjetër dëshmi të mobilizimit dhe besimit të qytetarëve në ekipin e PDK-së, duke forcuar frymën fitimtare në prag të zgjedhjeve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci