Të fundit

Drecun: Në Kosovë dukshëm është zgjeruar rrjeti i islamistëve radikalë

Ish-shërbëtori i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq, aktualisht në shërbim të Vuçiqit si kryetar i Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe punë të brendshme, Millovan Drecun, ka deklaruar se “rrjeti i islamistëve radikalë në Kosovë është zgjeruar dukshëm dhe se “vlerësimet sugjerojnë” se aktualisht janë nga 5 deri në 6 mijë të tillë”.

“Rrjeti i islamistëve radikalë në Kosovë është zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, si gjeografikisht ashtu edhe në kapacitetin njerëzor. Ka rekrutim të vazhdueshëm të anëtarëve të rinj bazuar në këtë interpretim radikal të Islamit. Po tërhiqen sidomos të rinjtë”, ka pretenduar Drecun për portalin serb “kosovoonline”, në propagandën e radhës kundër Kosovës, transmeton Paparaci.

Ai ka thënë se “islamistët radikalë kanë qenë më parë të pranishëm vetëm në disa pjesë të Kosovës, si në Kaçanik dhe në Mitrovicën e Jugut, por se janë përhapur edhe në perëndim, në rajonin e Anamoravës së e deri në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Numri i përgjithshëm i anëtarëve të kësaj lëvizje radikale islamike “vlerësohet” të jetë midis 5,000 dhe 6,000”, ka pretenduar Drecun.

Ai ka vazhduar se Islami radikal aktualisht nuk është shumë i dukshëm në publik dhe as anëtarët e lëvizjes nuk janë shumë aktivë.

“Por pas kësaj padukshmërie në publik, ata janë shumë të pranishëm. Ata kanë qenë gjithmonë një lloj mbështetjeje rezervë për të gjitha planet e Kosovës për veprime kundër “popullit serb”, ka pretenduar Drecun.

Falë ndihmës nga vendet sunite dhe islame, ata kanë filluar të marrin nën kontroll Bashkësinë Islame në Kosovë, vazhdon ky “analist” serb.

“Ajo që është veçanërisht shqetësuese është se islamistët radikalë, me ndihmën e hoxhallarëve që vijnë nga këto vende sunite dhe islamike, Arabia Saudite, Katari dhe vende të tjera, gradualisht po marrin dominimin në Bashkësinë Islame të Kosovës, nëse nuk e kanë marrë tashmë. Në fakt, i gjithë ky grup islamistësh radikalë përfaqëson një burim të mirë të rekrutimit të xhihadistëve. Kjo është sigurisht shqetësuese sepse është një formacion aktiv”, ka thënë Drecun.

Duke komentuar aktakuzën e fundit kundër një ish-anëtari të Frontit Al Nusra, Drecun ka pretenduar se Kosova po zhvillon procedura kundër ish-xhihadistëve “vetëm formalisht”.

Ai me propagandën e tij shkon edhe më tutje duke pretenduar se “Kosovës, por edhe disa shërbimeve perëndimore, ndoshta i përgjigjet që këta xhihadistë me përvojë luftarake nuk janë në burgje, por janë të disponueshëm për disa fusha të reja beteje të xhihadit që do të aktivizohen në të njëjtën mënyrë si më parë, me pjesëmarrjen e disa shërbimeve të inteligjencës perëndimore dhe shërbejnë si një lloj rezerve në Kosovë. Prandaj nuk ka ndjekje masive”, ka pretenduar ky ish-“analist” i Millosheviqit./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci