Analisti Sadri Ramabaja nuk është pajtuar me EXIT POLL-et e publikuara së fundmi, të cilat e paraqesin Lëvizjen Vetëvendosje me një rezultat dukshëm më të ulët se sa ai nga zgjedhjet e fundit parlamentare.
Anëtari i LVV-së, Ramabaja ka thënë se në orët e fundit ka pasur një numër jashtëzakonisht të madh të votuesve, andaj sondazhet ose EXIT POLL-et nuk janë të sakta.
“Nuk i besoj këtij EXIT POLL-i, për arsye se nuk është e përfshirë diaspora dhe se në orën e fundit ka pasur numër jashtëzakonisht të madh të votuesve”, ka thënë Ramabaja në Dukagjin, transmeton Paparaci.
Ramabaja gjithashtu ka “thumbuar” opozitën duke deklaruar se fitoren e kanë marrë studiot televizive e jo partitë opozitare.
“Po verifikohet diçka interesant. Nuk ka fituar opozita, por kanë fituar studiot televizive. Ju përgëzoj”, ka thënë Ramabaja.
