Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate ka reaguar pas publikimit të EXIT POLL-eve për rezultatet e zgjedhjeve të sotme.
Molliqaj ka thënë se këto rezultate janë një fitore për Kosovën, duke shtuar se opozita nuk duhet me asnjë kusht të bëjë koalicion me VV-në.
“Kjo është një fitore për Kosovën! Opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me VETËVENDOSJE. 40% nuk është megjithatë dështim, është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike. Ne e kundërshtojmë VV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet. Demokracia nuk rrezikohet vetëm nga ata që sundojnë, por edhe nga ata që nuk kanë asgjë për t’i kundërvënë. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
