Të fundit

Latifi: Ky rezultat s’ia përmbushi pritjet asnjërës parti, ka mundësi që shkojmë në zgjedhje të reja

Analisti Blerim Latifi, duke komentuar Exit Poll-in e prezantuar nga Baton Haxhiu në T7, ka thënë se ky rezultat nuk ia ka përmbushur pritjet asnjërës parti.

Ky Exit Poll nxori LVV-në me 37 %, PDK-në me  23 %, LDK-në me 20 % AAK-NISMA-n me 8%.

“Ky rezultat tregon që populli nuk ia ka përmbushur pritjet asnjërës prej partive sepse Vetëvendosja ka pasë një qëllim arrogant, të madh që ta tejkalojë rezultatin e para katër vjetëve. Është pritur se nuk do ta arrijë, megjithatë edhe ky rezultat prej 37% është i konsiderueshëm”, tha Latifi.

Ai tha se PDK ka arritur të rikthejë votën tradicionale të cilën e ka pasë prej ditës kur është themeluar, ndërsa për LDK-në tha se arriti ta rikupërojë votën e saj, por jo plotësisht.

“Të gjitha partitë janë të pakënaqura sepse të nesërmën kur do të certifikohet ky rezultat i pret një periudhë shumë e vështirë në kuptimin që së pari duhet të punohet shumë për të vendosur kontaktet për të provuar një lloj koalicioni sepse ky rezultat e kthen Kosovën në atë normalitetin e vitit 2021 kur qeveritë kanë qenë rezultat i koalicioneve dhe marrëveshjeve shumë komplekse në mes tyre”.

Latifi tha se këto situata kanë prodhuar kriza të caktuara që mund t’i zvarrisin proceset dhe se këtë herë ka mundësi edhe për zgjedhje të reja.

“Ka mundësi që mund të shkojmë në zgjedhje të reja, duke marrë parasysh që edhe posti i presidentit duhet të zgjidhet brenda një viti. Realisht sot të gjitha partitë janë të pakënaqura me rezultatin e arritur”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci