Të fundit

Gabimi më i madh që bëhet pas marrëdhënieve intime

Të gjithë duam të jemi të pastër dhe të shëndetshëm edhe në pjesët tona intime, por mjekët kanë vënë re se disa zakone të përditshme mund të dëmtojnë higjienën intime, por edhe mund të kthehen në probleme më serioze nëse nuk tregohemi të kujdesshëm.

Dr. Robbie, nga klinika ‘Carlton Yard’ me qendër në Toronto, ka thënë për “The Sun” se kur bëhet fjalë për higjienën personale ka shumë dezinformata. Një pjesë prej tyre vijnë si pasojë e ngurimit që kemi ne për të pyetur për shëndetin intim dhe për kujdesin për vaginën, veçanërisht.

“Zona intime është unike dhe kjo do të thotë që ju duhet të jeni të kujdesshme në mënyrën se si do kujdeseni për të”.

Një prej gabimeve që ekspertët kanë vënë re pas seksit është mosurinimi. Këshilla që rekomandon Dr. Robbie është e kundërta, urinimi: “Nëse nuk urinoni pas seksit, ju shtoni rrezikun për të krijuar ciste vaginale”.

“Cistet janë shumë të zakonshme te gratë për shkak të anatomisë së tyre. Uretra (tubi që transporton urinën nga fshikëza jashtë trupit) është shumë më e shkurtër te gratë në krahasim me burrat, kështu që është më e lehtë që bakteret të udhëtojnë nga jashtë brenda trupit dhe të shkaktojnë acarim dhe infeksion.

Është shumë e zakonshme për gratë të preken nga cisti pas seksit, pasi gjatë seksit penetrues, penisi mund të irritojë murin e pasmë të fshikëzës dhe murin e përparmë të vaginës.

Gjatë aktit seksual, bakteret kalojnë në fshikëz dhe ky mund të jetë fillimi i një infeksioni të traktit urinar”.

Gjatë seksit, bakteret që ndodhen jashtë trupit, zakonisht pranë anusit (ka shumë baktere që zakonisht shkaktojnë infeksione si E-coli), mund të hyjnë në uretër duke qenë se është një zonë e afërt.

“Disa gra marrin ciste pasi bëjnë seks me një partner të ri, ose një partner të veçantë, për shkak të anatomisë së çiftit, si dhe ekspozimit ndaj baktereve të reja”, shton Robbie.

 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci