Të fundit

Kryeinspektori i AKI-së ftohet në Prokurorinë Speciale

Kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kujtim Shala është ftuar të premten në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ai është parë duke hyrë në objektin e Speciales në qendër të Prishtinës.

Burimet kanë thënë për Paparacin se Shala, i emëruar me një vendim të përbashkët nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti gjatë vitit 2022, është ftuar nga Prokuroria Speciale për një rast të brendshëm në AKI.

Shala është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërkaq Paparaci ka dërguar pyetje në adresën e Prokurorisë Speciale, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

Çështjet e brendshme të AKI-së bien në kompetencë të Prokurorisë Speciale.

Kush është Kujtim Shala?

Shala para se të emërohej në AKI gjatë vitit 2022, ishte pjesë e Teknologjisë Informative në FSK. Ai ishte ndëshkuar në procedurë disiplinore.

Kjo pasi komisioni disiplinor kishte konstatuar parregullsi në punën e tij brenda FSK-së.

Paparaci kishte raportuar se Shala ishte pezulluar nga puna për dy muaj dhe më pas paga e tij ishte zvogëluar për tre muaj për shkak se komisioni kishte konstatuar shkelje gjatë punës.

Në anën tjetër, ai kishte qenë anëtar i Bordit në Ndërmarrjen Publike ‘Posta e Kosovës’, para se të punësohej në AKI.

Në postin e kryeinspektorit kishte zëvendësuar Burim Ramadanin që ushtroi detyrën për tre vjet.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci