Të fundit

Arrihet marrëveshja për verifikimin e mandateve

Një raport i ri pritet të përpilohet nga komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve duke u bazuar në listat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partitë opozitare kanë arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për të gjetur një “dalje” nga bllokimi i institucioneve.

Pas mbledhjes me kryesuesin e seancës, përfaqësuesit e të gjitha partive kanë rënë dakord që të votojnë unanimisht raportin e ri nga komisioni për verifikimin e mandateve.

Kështu kanë bërë të ditur Albulena Haxhiu dhe Mimoza Kusari – Lila pas mbajtjes së mbledhjes.

“Të gjithë përfaqësuesit e partive kanë rënë dakord për ta votuar unanimisht raportin e ri për verifikimin e mandateve. Një komision i ri do të themelohet dhe do të votohet unanimisht”, ka deklaruar Haxhiu.

Në vazhdimin e seancën konstituive që do të mbahet sot, pritet që fillimisht të votohet për t’i dhënë autorizim të njëjtit Komision ta bëjë edhe një raport për verifikim të mandateve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci