Të fundit

I dyshuari për vrasjen e rreshterit Lika shihej në shoqërim me imam Qazimin, të dënuarin për rekrutimin e të rinjve në organizata terroriste

I akuzuari për vrasjen e rreshteri Muhamed Lika në Kaçanik, Rilind Murati, ishte parë nën shoqërimin e imamit Zekrija Qazimit, të dënuarit për rekrutimin e të rinjve në organizata terroriste që luftojnë në Lindjen e Mesme.

Me të përfunduar vuajtjen e dënimit, imami Qazimi ishte shfaqur në TikTok. Në këtë video, ku fyente jo besimtarët, shihet edhe Rilind Murati, i arrestuari nën dyshimet për vrasjen e rreshterit Lika.

Rilindi, ish-pjesëtar i FSK-së, së bashku me “vëllezërit” e tij, dëgjonte me vëmendje ligjëratat nga imami Qazimi që ishte dënuar me 10 vjet burgim.

Gjatë fjalimit imami Qazimi kishte cituar ajetet, duke thënë se “ata të cilët nuk janë besimtarë janë kafshë”.

“Cofni ju të gjithë që ju pengon islami, cofni. Ajeti thotë vdisni, por na e kemi në gjuhë shqipe për kafshët. Se ata të cilët nuk janë besimtarë janë kafshë. Ata janë më të humbur se kafshët. Se kafshët i nënshtrohen Allahut”, ka thënë ai pas daljes nga burgu.

“Jeta në këtë dynja është jetë e provimeve nuk është jeta e kënaqësive dhe begative. Nuk duhet me u mashtrue në provim me u marrë me gjana të tjera. Në provim duhet me u marrë se qysh me kalu provimin, shpërblimet kanë me kanë në ahiret”, ka thënë veç të tjerash ai.

Video ishte publikuar më 14 gusht të vitit 2024.

@ligjerat.islame_ Hoxhë Zekerija Qazimi #hoxhë #zekerijaqazimi #fyp #fypシ #fy #capcut #muslim #islam #viral #viralvideo #tiktok ♬ original sound – Ligjerataislame

Imami Qazimi ishte akuzuar për dy vepra penale. Për rekrutim për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Ai, bashkë me 6 persona të tjerë konsiderohen si ura kryesore që lidhte kosovarët me organizatat terroriste në Siri e Irak. Veprat penale për të cilat është akuzuar ai ka qenë rekrutim për terrorizëm, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Përpos predikimeve radikale në xhaminë “El-Kuddus”, në Gjilan, Zekirija Qazimi, llogaritet të ketë qenë personi kryesori i cili i niste të rinjtë kosovar drejt organizatës ISIS.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci