Lëndimet e Romelo Lukakus dhe Timo Wernerit mund ta rikthejnë Armando Brojën tek Chelsea, më shpejtë sesa që ishte planifikuar.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i huazuar nga Chelsea tek Southampton, mund të rikthehet të luajë tek skuadra e tij amë në rast se lëndimet e dyshës sulmuese të londinezëve janë serioze.
Pas lëndimeve të belgut Lukaku dhe gjermanit Werner, trajneri Thomas Tuchel e ka shqyrtuar mundësinë e rikthimit nga huazimi të Brojës.
Broja ishte huazuar nga skuadra e Chelsea në Southampton në fillimin e këtij edicioni. Ai ka kontratë me Chelsean deri në janar të vitit 2026. /Paparaci