Të fundit

Aktori Depp i shkon në zyrë Vuçiqit

Aktori i Hollywood-it, Johnny Depp, gjatë këtyre ditëve po qëndron në Beograd me ç’rast është pritur në presidencë nga Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq u shpreh i nderuar me ardhjen e aktorit në Serbi meqë edhe mori një dhuratë në lidhje me rolin e Jack Sparrow në filmin “Pirates of the Caribbean”.

Vuçiq, mes tjerash ka publikuar edhe pamje nga takimi me Depp në llogarinë e tij personale Instagram duke shkruar: “Mirë se erdhe i dashur Johnyy Depp, faleminderit për gjithçka që bën për ta promovuar Sërbinë”.

Arsyeja e qëndrimit të tij në Beograd është promovimi serialit të tij të animuar “Pafini”, të prodhuar në Serbi nga “Archangel Studio” nga aktori Milos Bikovic, dhe krijuar në “Jervolino Studios” (IES).

Pas kësaj, siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq dhe Depp drekuan së bashku.

“Jam i nderuar me ardhjen e Johnny Depp në vendin tonë, i jam veçanërisht mirënjohës për dhuratën e mrekullueshme që mora”, u shpreh ai.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci