Të fundit

“I gjithë ekipi duhej të luante për Ronaldon”

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini theksoi se ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo,  i nevojtej një ekip sikurse Manchester United “ku të gjithë do të luajnë për të”.

Mbrojtësi gjithashtu pranoi se largimi i Cristiano Ronaldos nuk ishte aspak i lehtë për juventinët.

“Kur gjen një ekip të tillë ai mund të bëhet gjithmonë vendimtar, siç ishte edhe te Juventusi”, u shpreh Chiellini.

“Ronaldo u largua më 28 gusht dhe sigurisht që do të ishte më mirë nëse do të kishte shkuar më herët, kështu që ne të përgatitemi. Fatkeqësisht, ne paguam një çmim për këtë”, shtoi Chiellini.

“Zonja e Vjetër” u përpoq të gjente një zëvendësim për Ronaldon, por në fund riktheu sulmuesin Moise Kean nga Everton në formë huazimi.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci