Të fundit

Makinat Volvo integrojnë chatbotin AI të Google

Ditë më parë, në konferencën I/O, Google tha se do të fillojë integrimin e chatbotit AI në platforma të ndryshme, përfshirë makinat.

Sot Volvo tha se do të bëhet prodhuesi i parë i makinave që pranon teknologjinë e re brenda makinave të saj. Si rezultat kompania po zgjeron partneritetin ekzitues me Google ku përfshihet integrimi i Gemini në mbarë modelet e saj.

Kështu drejtuesit e makinave do të mund të komunikojnë në gjuhë natyrale me asistentët të cilët japin ndihmë me navigimin, gjetjen e vendeve specifike dhe përkthimin në gjuhë të ndryshme.

Madje mund të pyesin asistentin AI për manualin e mkainës së tyre. Në fillim të muajit Google tha se do ta bënte Gemini të disponueshëm në makinat që mbështetin Android Auto.

Ndërsa modelet me Android Auto do të fitojnë qasje në Gemini brenda pak javësh, ato që kanë Android Automotive duhet të presin deri në fund të vitit.

Shoferët dhe pasagjerët do të jenë në gjendje të përdorin Gemini për të dërguar mesazhe, për të marrë udhëzime, për të dëgjuar muzikë dhe në thelb për të bërë të gjitha gjërat që ka qenë në gjendje të bëjë Google Assistant.

Dallimi kryesor është se përdoruesit nuk do të kenë më nevojë të përdorin komanda të ngurta e robotike, por do të mund të mbështeten në aftësitë e gjuhës natyrore të Gemini.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci