Të fundit

Një bankë e një vendi evropian paralajmëron: “Duhet të keni para kesh në shtëpi, ja sa ju duhen për tri ditë”

Familjet duhet gjithmonë të kenë para kesh për të mbuluar nevojat e tyre në rast se sistemet elektronike të pagesave bien, shkruan Politico.

Banka qendrore holandeze tha të martën se çdo anëtar i rritur i familjes duhet të ketë 70 euro para të gatshme dhe çdo fëmijë 30 euro.

Bankierët holandezë thonë se sulmet kibernetike dhe tensionet gjeopolitike janë arsyeja e mbajtjes së shumës së lartpërmendur të parave të gatshme.

Holandezët dhanë këshillën pasi ndërprerjet e fundit të energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali çaktivizuan përkohësisht sistemet e pagesave elektronike.

Shumat e përmendura duhet të jenë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat minimale bazë për një periudhë prej tre ditësh. Holandezët thonë se paratë duhen shpenzuar për ujë, ushqim, ilaçe dhe transport.

Komisioni Evropian tha në mars të këtij viti se të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian duhet të përgatiten për emergjenca të tilla si lufta dhe fatkeqësitë natyrore.

Komisioni sugjeron që të gjithë të blejnë furnizime të mjaftueshme për tre ditë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci