Toyota ka zbuluar zyrtarisht gjeneratën e re të SUV-it të saj RAV4, i cili është i disponueshëm vetëm me sisteme motorike hibride, duke përfshirë një hibrid plug-in.
Dimensionet e RAV4 të gjeneratës së gjashtë nuk kanë ndryshuar, gjatësia është 4.60 metra si në rastin e modelit të mëparshëm, por dizajni është më agresiv, transmeton Telegrafi.
Pjesa e përparme ka një optikë në formë “V”, ndërsa grila masive dhe logoja e ridizajnuar të kujtojnë Land Cruiser-in më të vjetër.

Pjesa e pasme ka ruajtur vazhdimësinë, por tani ka drita më të holla që shtrihen edhe deri në derën e pasme, duke e bërë makinën të paktën vizualisht më të gjerë.
Shitjet e gjeneratës së re Toyota RAV4 do të fillojnë në pranverën e vitit 2026, dhe çmimet ende nuk dihen.
RAV4 aktual kushton të paktën 40,990 euro.
Të gjitha llojet e vetura Toyota i gjeni në Autotrade në Prishtinë.
