Holiday Resort, një nga destinacionet më të dashura për pushime familjare dhe evente në natyrë, mirëpret sezonin veror 2025 me hapjen zyrtare të pishinës më 1 Qershor, ditën e diel. E pozicionuar në një ambient të gjelbëruar dhe tërheqës, pishina e Holiday Resort ofron freski, relaks dhe argëtim për të gjitha moshat.
Hapja e pishinës do të bëhet nga ora 10:00, duke u kthyer në një destinacion ideal për të shijuar ditët e nxehta të verës në një atmosferë familjare dhe mikpritëse. Me çmime të arsyeshme 5 euro për të rriturit dhe 3 euro për fëmijët deri në 13 vjeç .
Holiday Resort synon të sjellë një përvojë të këndshme për të gjithë vizitorët.
Por Holiday Resort nuk ndalet vetëm te pishina. Oborri i resortit ofron një ambient të gjelbëruar dhe të kuruar me kujdes, i përshtatshëm për relaks dhe pushime familjare. Tarracat komode dhe këndi i lojërave i dedikuar për fëmijët krijojnë një hapësirë të përsosur për të kaluar kohë cilësore në natyrë.
Pa harruar edhe kënaqësitë kulinare – restoranti i Holiday Resort shquhet për elegancën në çdo pjatë dhe dashurinë që reflektohet në çdo shije, duke e bërë qëndrimin akoma më të plotë.
📲 Rezervimet mund të bëhen në numrin: 045 333 777
Për të përjetuar magjinë e verës, vizitoni Holiday Resort – aty ku relaksi, festa dhe argëtimi takohen!
