Të fundit

Zeka shokon me deklaratë: Vajzat e mia në moshën 4 vjeçare kanë ditur si kanë ardhur në jetë

Gazetari Milaim Zeka nuk është se kursehet shumë për deklaratat e tij “pa dorza” dhe që bëjnë shumë bujë.

Gazetari i njohur së fundmi ishte i ftuar tek emisioni “Abc e pasdites” ku u diskutua tema “Virgjëria një koncept social dhe jo mjekësor?”

Milaim Zeka gjatë diskutimit theksoi se i kanë treguar fëmijëve për mënyrën se si kanë ardhur në jetë.

“Vajzat e mia që në moshën 4 vjeçare në çerdhe kanë pasur edukatë seksuale dhe kanë ditur çdo gjë mbi marrëdhëniet intime. E kanë ditur që unë dhe mami i tyre kemi pasur marrëdhënie intime pastaj kanë ardhur ato në këtë jetë. Kjo edukatë duhet të futet në familje, çerdhe dhe shkollë”, u shpreh Milaimi.

Me këtë mendim nuk u pajtua psikologia Marsela Lekli, duke thënë se duhet të kemi kujdes për moshën kur flasim për marrëdhëniet intime me fëmijët.

Por, Milaimi shpjegoi me tej se fëmijëve nga mosha katër vjeç e sipër çerdhet apo kopshtet suedeze, ku ai ka jetuar, u tregohet trupi i nënës dhe i babait dhe u shpjegojnë organet gjenitale, duke u thënë po ashtu se ata kanë fjetur bashkë dhe ti ke ardhur në jetë.

Duhet ta dimë, tha Zeka se familjet shqiptare janë shumë krenare nëse djali në lagje i ka nja 10 dashnore, por ama kur vjen puna tek vajza nuk është kështu.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci