Të fundit

Shkolla Finlandeze në Prishtinë në mesin e dhjetë më të mirave në botë

Shkolla Finlandeze në Prishtinë ka arritur një tjetër sukses të madh duke u renditur në mesin e dhjetë shkollave më të mira në botë sipas World’s Best School Prizes.

Shkolla e njohur sipas sistemit finlandez që bën gati fëmijët jo vetëm për mësimet, por edhe për jetën, ka arritur të renditet mes shkollave më të mira në botë për veprim mjedisor.

Arritje kjo që është përcjell dhe transmetuar edhe në mediumin e njohur amerikan CNN.

Për këtë arritje të madhe është mbajtur një ceremoni të mërkurën mbrëma.

Ky sukses nuk ishte vetëm i shkollës, por edhe i Kosovës.

Qe mirënjohje se si nga një shtet i vogël, një ide dhe komunitet i angazhuar mund të krijojë një shkollë globale për kah mendësia, inovative në metoda dhe transformative në ndikimin që ka.

Nën vlerat e edukimit në sistemin finlandez, besimi, përfshirja dhe kreativiteti, ka forcuar atë se çfarë mund të jetë shkolla dhe sa mund të ngritën nxënësit.

Është vizioni i shkollës se nxënësit duhet të përgatiten jo vetëm për provimet, por edhe për jetën.

Themeluesi i shkollës, Alejtin Berisha tha se me këtë arritje të Shkollës Finlandeze, Kosova është vendosur në hartën e botës si një prej shkollave më të mira.

Edlira Dibrani, zyrtare për Informim e Shkollës Finlandeze, tha se arritja e tillë të jetë model për shumë shkolla në Kosovë.

Ndërkaq, Lyra Ymeraga, e diplomuar në Shkollën Finlandeze, thotë se mësimi në këtë shkollë e ka ndihmuar që të adaptohet më lehtë tani në studimet që po i kryen në Amerikë.

Në ceremoni morën pjesë edhe ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë, e vlerësuan lart angazhimin e nxënësve për kujdesin që e kanë për botën që i rrethon.

Ky sukses i Shkollës Finlandeze në Prishtinë është dëshmi se arsimi me vizion, i bazuar në vlera humane dhe metodologji moderne, mund të krijojë ndikim përtej kufijve.

Kur shkolla bëhet më shumë se një vend për vlerësim me nota — bëhet një vend për rritje, për përgatitje për jetë dhe për botën — atëherë edhe një vend i vogël si Kosova mund të frymëzojë të gjithë globin.

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi që tregon se me përkushtim, kreativitet dhe besim tek të rinjtë, mund të ndërtojmë jo vetëm shkolla më të mira, por edhe një të ardhme më të mirë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci