Të fundit

Shkolla Finlandeze merr urim special nga ministri finlandez pasi u radhit në mesin e 10 shkollave më të mira në botë

Anders Adlercreutz, ministri i arsimit në Finalandë, ka uruar Shkollën Finlandeze për përzgjedhjen e tyre si një nga top 10 shkollat më të mira në botë.

Përmes një video-mesazhi, Adlercreutz ka uruar drejtuesit e këtij institucioni për suksesin e arritur në kategorinë për Environmental Action.

Në mesazhin e tij, ministri finlandez i ka dhënë kurajo dhe shtysë edhe më të madhe drejtuesve të këtij institucioni që të bëjnë më të mirën e tyre për të arritur edhe më lartë në kategoritë tjera.

Shkolla Finlandeze është përzgjedhur si një nga top 10 shkollat më të mira në botë, sipas World’s Best School Prizes në kategorinë për Environmental Action, duke e vendosur atë në mesin e shkollave më inovative në glob.

Në vetëm 7 vite, shkolla ka arritur të bëhet model i edukimit modern, cilësor e botëror, e ndërtuar mbi sistemin edukativ me renome botërore, atë Finlandez.

Shkolla Finlandeze ka arritur që të tërheq vëmendjen në arenë ndërkombëtare, duke u përzgjedhur një nga 10 shkollat më të mira në rruzullin tokësor, duke ndryshuar tërësisht edukimin në Kosovë me standardet më të larta ndërkombëtare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci