Të fundit

Kosova e gatshme për sfidën kundër Belgjikës

Kombëtarja e Kosovës në konkurencën e femrave pritet të takohet sonte me Belgjikën në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “ Australia & Zelanda e Re ”.

Dardanet mbajtën stërvitjen e fundit dje, të përkushtuara dhe me një angazhim maksimal, në mënyrë që në këtë ballafaqim të nxjerrin më të mirën.

Gjatë seancës stërvitore përzgjedhësja Afërditë Fazlija dhe shtabi teknik provuan disa prej taktikave të lojës, duke u bazuar edhe në lojën e belgëve.

Po ashtu, vashat kosovare stërvitën edhe gjuajtjet e lira, ato nga këndi si dhe mbrojtjen e fortë dhe kundërsulme të shpejta, njoftoi sot Federata e Futbollit të Kosovës.

Kombëtarja A e Kosovës u prit nga amabasadori i Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj.

Ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Belgjikës do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00. /Papapraci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci