Të fundit

ASK: Më shumë energji elektrike e konsumuar në muajin maj 2025 se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin Maj 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Sipas raportit gjatë muajit Maj të vitit 2025  Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 486.01 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 366.16 GWh  apo 0.73 %  më i madh me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Ndërkaq Importi i energjisë elektrike në Maj të vitit 2025 ishte 298.89 GWh kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 208.58 GWh ( këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit).

Prodhimi i thëngjillit për muajin Maj 2025 ishte rreth 480.19  mijë ton, që paraqet një rënie prej 31.35% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Pasqyra e prodhimi, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në muajin Maj 2025 me muajin Maj 2024.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci