Punëtorët e ordinancës dentare “Dini Dent” kanë treguar përkrahje simbolike për protestën që po mbahet sot në Prishtinë, duke veshur uniformat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky akt vjen si shenjë solidariteti me protestuesit që sot dalin në sheshet e kryeqytetit në kundërshtim të padrejtësive nga Gjykata Speciale dhe raportimeve se dosje e dokumente të Serbisë po përdoren nga Gjykata Speciale në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një konferencë të mbajtur të mërkurën u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestë, në mbrojtje të luftës çlirimtare.
Protesta pritet të jetë masive, ndërsa një pjesë e madhe e partive politike, të tilla si PDK, LDK, AAK e NISMA, e kanë përkrahur publikisht këtë iniciativë.
View this post on Instagram
