Të fundit

PDK-ja do ta çojë në Supreme vendimin e PZAP-së për Hanin e Elezit

Partia Demokratike e Kosovës do të ankohet në Gjykatën Supreme, lidhur me vendimin e PZAP-së që komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

PDK-ja janë shprehur të habitur me këtë vendim, derisa thonë se vullneti i qytetarëve të Hanit të Elezit po anashkalohet, pasi kanë votuar për ndryshim.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu tha se vendimi i PZAP-së ka qenë i pa argumentuar dhe pa asnjë fakt.

“Jemi të habitur me këtë qasje dhe vlerësim komplet të paargumentuar. Ne mendojmë se nuk ka pasur fakte as edhe indicie për të ardhur te një mendim i tillë në komunën e Hanit të Elezit. Aty zgjedhjet kanë qenë shumë të mira, korrekte dhe duke respektuar të gjitha rregullat ndërkombëtare dhe tona”.

“Asnjë ankesë tjetër nuk kemi dëgjuar dhe nuk na është thënë, jo vetëm neve se ka pasur parregullsi, as nga vëzhguesit ndërkombëtarë, OJQ-të dhe mediat. Jemi të çuditur me vendimin e PZAP-it, pasi që ai e anashkalon vullnetin e qytetarëve të Hanit të Elezit… Për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Hanit të Elezit ne do të ankohemi në Gjykatën Supreme”, tha Abdullahu.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci