Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga iniciativa qytetare “Lidhja për Prishtinën”, Fehmi Kupina, ka hapur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale 2025.
Në një tubim me përkrahësit e tij, Kupina prezantoi moton e fushatës “Ruajmë Traditën, Ndërtojmë të Ardhmen 115!”.
Afër 1,000 pjesëmarrës morrën pjesë në lansimin e fushatës nga Lidhja e Prishtinës udhëhequr nga bartësi i listës, Fehmi Kupina.
Aty u prezantuan edhe 56 kandidatët e Lidhjes së Prishtinës për Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Kupina me numrin 115, simbolizon energjinë e re dhe frymën qytetare që ai synon ta sjellë në kryeqytet.
