Të fundit

Snapchat do ta bëjë me pagesë ruajtjen e fotove dhe videove në Memories

Aplikacioni i njohur i mesazheve, Snapchat, ka njoftuar se do të fillojë të tarifojë përdoruesit për ruajtjen e fotove dhe videove në funksionin Memories, i cili u prezantua në vitin 2016.

Sipas kompanisë, përdoruesit që kanë më shumë se 5GB përmbajtje të ruajtur në Memories do të duhet të paguajnë për ta mbajtur të disponueshme. Snapchati nuk ka dhënë detaje se sa do të kushtojë kjo për përdoruesit, duke thënë vetëm se ndryshimi do të implementohet si pjesë e një zgjerimi gradual global.

Përdoruesit e rrjeteve sociale reaguan me shqetësim ndaj këtij njoftimi. Kompania pranoi se kalimi nga një shërbim falas në një shërbim me pagesë “nuk është i lehtë”, por sugjeroi se kjo do të jetë vlerë për përdoruesit.

Funksioni Memories lejon përdoruesit të ruajnë foto dhe video, dhe ato kthehen si “memories” ose “throwbacks” në çdo vit.

Kjo nuk vlen për abonuesit e Snapchat+ dhe Snapchat Premium.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci