Të fundit

Turpërohet Roma, e Jose Mourinho

Të enjten, Bodo/Glimti e deklasoi skuadrën e Romës që drejtohet nga Jose Mourinho në Ligën e Konferencës. Norvegjezët fituan me rezultatin 6:1 në kuadër të Grupit C.

Ishte humbja e parë e romakëve në garën e re të UEFA-s. Erik Botheim shënoi që në minutën e tetë, ndërsa rezultatin e dyfishoi Patrick Berg në minutën e 20-të.

Megjithatë, spanjolli Carles Perez ngushtoi epërsinë në 2:1, tetë minuta më pas.

Pas pushimit, vendësit shënuan edhe katër gola tjerë. Botheim të tretin për skuadrën dhe të dytin personal, e shënoi në minutën e 52-të. Më pas, Ola Solbakken në minutën e 71-të, Amahl William Pellegrino në minutën e 72-të, dhe Solbakken sërish, vulosën rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.

Në Grupin C prinë Bodo/Glimt me shtatë pikë. Përcillet nga Roma që ka gjashtë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci