Të fundit

Zhegrova në formë të mirë, shënon sërish për Baselin

Edon Zhegrova shënoi golin e tij të rradhës për skuadrën e Baselit në ndeshjen e zhvilluar dje në kuadër të Conference League.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova po vazhdon me formë të mirë pas kthimit nga lëndimi.

Baseli fitoi 3:1 ndaj Omonia Nicosias, ndërsa Zhegrova e shënoi golin e tretë. Sulmuesi i krahut shënoi në minutën e 88-të. Pajtim Kasami asistoi në golin e parë.

Kasami e Zhegrova startuan te Baseli. Taulant Xhaka e Tician Tushi ishin në stol.

Baseli udhëheq në grupin H me 7 pikë, sa i ka edhe Qarabagu.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci