Bitcoin ka kapur vlerën rekorde të hënën teksa kriptomonedha më e vlefshme në botë ka joshur interesim të madh nga investitorët.
Që prej fillimit të vitit në Bitcoin ka pasur investitorë institucionalë, por edhe nga politikat miqësore që mori presidenti amerikan Donald Trump.
Të hënën Bitcoin është ngritur në 125 mijë e 835 dollarë. Sivjet i është ngritur vlera për 33 për qind.
“Bitcoin është në rritje. Nëse nuk mund ta mposhtni atëherë duhet ta blini. 12 javët e ardhshme do të jenë shumë të mira për ata që kanë bitcoin”, ka shkruar Anthony Pompliano, analist i investimeve në kriptomonedha.
