Të fundit

Peja triumfon ndaj Yllit

KB Peja e ka fituar derbin e xhiros së shtatë të Artmotion Superligës së Kosovës ndaj kampionit në fuqi, Golden Eagle Yllit. Dueli i zhvilluar të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” ka përfunduar me rezultat te ngushtë 82:78.

Të dy ekipet treguan një lojë të mirë dhe rezultati pothuajse tërë kohën ishte i ngushtë, ndonëse Peja vazhdimisht ishte në epërsi.

Me këtë triumf, Peja ka regjistruar fitoren e gjashtë këtë edicion ndërsa Ylli ka pësuar disfatën e katërt.

Kapiteni pejan, Dardan Berisha ishte më i dalluari duke e mbyllur ndeshjen me 23 pikë të shënuara, ai u ndihmua edhe nga bashkëlojtari i tij Stephen Maxwell i cili shënoi 19 pikë.

Te Ylli, tre basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore.

Më efikasi ishte Mikaile Tmushiq me 22 pikë të shënuara, i përcjellur nga Cameron Williams (20) dhe Erjon Kastrati që pati 17 pikë dhe dhjetë kërcime.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci