Hasan Sagdan, kandidati për Asamblenë Komunale të Prizrenit, është fokusuar plotësisht vetëm në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
I njohur si një djalë energjik në qytetin e Prizrenit, Sagdan iu është futur punës për të sjellë ndryshime rrënjësore në këtë komunë.
10 vite më parë, Sagdan ishte një njeri krejtësisht ndryshe, por duke parë problemet e qytetarëve në këtë komunë ai është zotuar se do të bëjë më të mirën.
Në rrjetin e tij social në Facebook, Sagdan ka paraqitur dallimin e para 10 viteve.
Në vitin 2015, 8-shi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kishte postuar një fotografi duke drejtuar motoçikletën me një shpejtësi prej 300 km/h.

Kurse tash Sagdan është krejt ndryshe.
Duke qenë një pasionant i shpejtësisë e motoçikletave, një ndër premtimet e Hasan Sagdan është edhe ndërtimi i pistës së veçantë për ‘meraklitë’ e shpejtësisë dhe të motoçikletave në këtë komunë.
Ai premton se do të rrisë zhvillimin ekonomik në Prizren përmes krijimit të vendeve të reja të punës.
Fokusi i tij ka thënë se është ndihma për bizneset lokale përmes politikave që mundësojnë operimin e tyre.
Sagdan kishte refuzuar premtimet e shpejta për qytetarët në mënyrë që premtimet e tij të mos shihen si populliste.
Sagdan është zotuar se do të mbajë premtimet e tij, andaj ka kërkuar nga qytetarët e Prizrenit që të votojnë numrin 8 në listën e AAK-së.
