Për herë të parë, kap vlerën 124 mijë dollarë për kilogram.
Rritja e madhe vjen në një periudhë të pasigurisë ekonomike, ndërsa shumë investitorë po kërkojnë “vend të sigurt” për kursimet e tyre për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane dhe luftërave tregtare të presidentit amerikan Donald Trump, shkruan AP.
Të martën në mëngjes, kontratat e arit në bursën e Neë Yorkut u rritën ndjeshëm, duke shënuar çmimin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Bursa për arin ishte mbyllur me vlerë rreth 127 mijë dollarë për kilogram.
Sipas të dhënave, çmimi i arit është rritur rreth 50 për qind që nga fillimi i vitit 2025, kur tregtohej me rreth 85,800 dollarë për kilogram.
Sipas analistëve, për sa kohë do të vazhdojë pasiguria ekonomike dhe politike, ari do të mbetet një prej investimeve më të kërkuara në botë.
