Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka takuar rininë e cila ka dhënë përkrahje ndaj tij.
Ai ka thënë se rinia ka qenë gjithmonë prioritet në qeverisjen tonë, me subvencione, bursa dhe rritje të buxhetit për mbështetjen e të rinjve në çdo fushë të zhvillimit.
Postimi:
Sot u takova me të rinjtë e Vushtrrisë, me të cilët bashkëbiseduam për idetë dhe mundësitë që na presin në mandatin e ardhshëm.
Rinia ka qenë gjithmonë prioritet në qeverisjen tonë, me subvencione, bursa dhe rritje të buxhetit për mbështetjen e të rinjve në çdo fushë të zhvillimit.
Ky angazhim do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, sepse Vushtrria zhvillohet vetëm kur rinia ecën përpara.
