Kreu i Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina ka zhvilluar një takim me sportistët e Klubit të Karatesë “Olimp” në kryeqytet, së bashku me kandidaten për Kuvend Komunal, Agnesa Rexhepi Demiri.
Kupina ka vlerësuar përkushtimin dhe rezultatet e sportistëve të rinj që përfaqësojnë Prishtinën në gara vendore e ndërkombëtare.
“Bashkë me kandidaten për Kuvend Komunal, Agnesa Rexhepi Demiri, vizituam Klubin e Karatesë Olimp në Kryeqytet. Karateja është një sport në të cilin të rinjtë tanë kanë dëshmuar se mund të arrijnë rezultate të mëdha në garat ndërkombëtare.
Prandaj, Lidhja e Prishtinës do të rrit mbështetjen për klubet e karatesë dhe për sportistët tanë në këtë sport drejt arritjes së sukseseve ndërkombëtare”, ka shkruar Kupina.
