Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti ka biseduar me gratë ndërmarrëse nga Lipjani, për të cilat thotë se me përkushtim dhe guxim po zhvillojnë bizneset e tyre të vogla në qytetin tonë.
Në një postim në Facebook, Ahmeti thotë se fuqizimi i grave është ndër objektivat e tij kryesore.
“Sot kisha kënaqësinë të zhvilloj një bashkëbisedim me gratë ndërmarrëse nga Lipjani, të cilat me përkushtim dhe guxim po zhvillojnë bizneset e tyre të vogla në qytetin tonë.
Fuqizimi i grave është ndër objektivat tona kryesore, kemi ofruar programe me grante sepse kur gratë janë të fuqishme financiarisht, kemi një shoqëri më të qëndrueshme, më të drejtë dhe më të begatë”, tha ai.
