Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja me Pallatin e Rinisë për të siguruar hapësira edhe për aktivitete të tjera.
“Sot nënshkruam marrëveshjen me Pallatin e Rinisë, ku u siguruan hapësirat për Galerinë e Artit, për E-sportin dhe për ICK-në, përveç hapësirave të tjera që tashmë janë në shfrytëzim nga klubeve sportive të Kryeqytetit. Tani ky pallat ikonik i rinisë, përveç sportit, i përket edhe kulturës. Së bashku po ia kthejmë identitetin e Prishtinës së vjetër, duke e ndërlidhur me ritmin dhe energjinë e Prishtinës së sotme”, shkruan Rama.
