Të fundit

Ferit Idrizi viziton bizneset vendore: Këto biznese janë dëshmi e potencialit të madh që ka Vushtrria

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një vizitë në kompaninë “Ciao Berto”, një nga bizneset më të suksesshme të qytetit.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Idrizi ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e familjes Krasniqi, duke e cilësuar biznesin si një model frymëzues që tregon potencialin e madh ekonomik të Vushtrrisë.

“Këto biznese janë dëshmi e potencialit të madh që ka Vushtrria, e që meriton mbështetje të vazhdueshme. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe për shembullin e mirë që po jepni çdo ditë!” ka shkruar Idrizi.

Ai ka theksuar se mbështetja e bizneseve lokale do të jetë pjesë e prioriteteve të tij, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të krijuar mundësi të reja për qytetarët.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci