Në ditën e tretë të mbledhjes së nënshkrimeve për peticionin kundër taksës mbi banesat e zbrazëta, Besa Shahini ka falënderuar qytetarët e Prishtinës për angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive, pavarësisht kushteve të motit.
“Peticioni për banimin ✒️ – Dita e tretë. I falënderoj qytetarët që, përkundër motit të ftohtë, ndaluan për të nënshkruar ose për t’u informuar rreth taksës mbi banesat e zbrazëta. 149✅ Prishtina është e jotja ❤️”, shkroi Shahini në një postim të saj.
