Të fundit

Prizreni 16 më i mirë se Prishtina

Skuadra më e trofeshme në vend Sigal Prishtina ka pësuar dje disfatë në shtëpi duke u mposhtur nga skuadra prizrenase Prizreni 16 me rezultat final 100:108.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri te rezultati 14:14, por më pas prizrenasit filluan shkëputjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22:30.

Megjithatë bardhekaltërtit nuk u dorëzuan duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 49:56.

Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku shkrinë epërsinë në vetëm dy pikë, 60:62

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në 10 minutat e fundit, me vendasit që u munduan të rikthehen por Prizreni 16 menaxhoi mirë epërsinë dhe triumfoi 100:108.

Te Sigal Prishtina u dalluan Jan Palokaj me 16 pikë e shtatë kërcime dhe Jetmir Zeqiri me 16 pikë e tetë kërcime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Courtney Fells me 31 pikë e pesë asistime dhe Ivan Koljeviq me 23 pikë, shtatë asistime dhe tetë kërcime.

Prizreni 16 ka pesë fitore dhe dy humbje ndërsa Sigal Prishtina ka tri fitore dhe tri humbje.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci